Don Bosko, disa nga datat, jeta, puna, veprimtaria e Don Boskos

 “I kam premtuar Zotit që edhe frymarrja e fundite imja do të jetë për të rinjët e mi”

 Vitet e mbaslindjes dhe të fëmijërisë  – 1815-1824

  • 16 gusht 1815. Gjon Bosko lind në Becchi (afër Torinos – Itali), një grup i shtëpive që i përket fshatit Murialdo, pjesë e Kastelnuovos të Astit. Prindërit e tijë janë Frnqesko dhe Margerita Okiena. Nga martesa e parë, Franqesko Bosko i ka pasur edhe një djalë: Antonion!
  • 1817. I vdek babai, Franqesko Bosko, duke i lënë jetima Gjonin dhe Gjusepen (Jozefin) dhe Antonion.
  • 1824. Një ëndërr misterioze ja paraqet Gjonit misionin në të cilën Zoti e thërret: merr dhe ki kujdes për të rinjët e rrezikuar, të harruar dhe për ata që kan filluar rrugët e këqija.

 

Vitet e adoleshencës – 1824-1831

  • 1824. Gjoni e ka kungimin e parë.
  • 1827-1829. Nga kontrastet e moskuptimet me vëllaun e madh Antonion, Gjoni e len shtëpin e vet dhe fillon të punojë në Puntorin Moglia, në Monkuko. Kështu nganjëher kthehet edhe në shtëpi, por gjithashtu fillon edhe shkollimin te don Koloso (udhëheqësi i parë si atë shpirtërorë) në Monkuko.
  • 4 nëntorë 1831. Gjoni zbret dhe shkon në Kieri. Ku i jeton dhe kalon aty dhjetë vit të jetës vet. Duke jetuar dhe banuar me qira dhe paguan hargjimet e veta me sakrificë dhe vështirësi dhe frekuenton shkollat publike.

 

Vitet e rinisë  – 1831-1841

  • 1832. Nga dhe mes shkokëve të tijë në Kieri themelon shoqërinë e tijë të parë: Shoqëria e Lumturisë. E programuar dhe e sintetizuar kryesisht në dy pjesë: të beshë mirë dhe me rregull detyrat si i krishterë dhe si student, dhe të jeshë gjithmonë i lumtur.
  • 1834. Bënë shoqëri me Luigji Komollon, i pari “fëmi” – “fëmi i shenjtë” që ka taku në jetën e vet.
  • 1839. Vdekja e Luigji Komollos dhe paraftyrimi në dhomën e madhe.
  • 19 mars 1841. Gjon Bosko shugurohet Gjakon.
  • 5 qershor 1841. Shugurohet Meshtar nga Arqipeshkëvi i Torinos monsinjor Fransoni. Ditën e nesërme e thot meshën e parë në kishën e Shë Franqeskos të Asizit ku është i ndihmuar nga Don Kafaso, i cili bëhet udhëheqës shpirtërorë Don Boskos.

 

Eksperienca ose përvoja  pastorale – 1841-1888

  • Vjeshta 1841. Nuk pranon detyra aletante të cilat i ka në propozim për ty rregjistruar në Konviktin Ekleziastik, për ti profesionalizuar studimet tjera.

8 dhjetorë 1841. Në sakristi e Shën Franqeskos të Asizit e takon Bartolomeo Garellin. Dhe kështu fillon Oratorin dje Qendrën Rinore me një stilë dhe Sistem të Ri Edukativ:

– Zhvillim i plotë i personit.

– Formimi i rrespektit.

– Të drejtat dhe liritë njerëzore.

– Zhvillim i aftësive për jetën sociale-kulturore.

– Përfitimi i zakoneve intelektuale dhe atyre te punës.

– Të formon për të kuptuar vetën dhe shoqerinë.

– Përgjegjësia morale dhe edukative mbi besim dhe shoqëri.

  • Vjesht 1844. Fillon shpërngulja e Oratorit.
  • 12 prill 1846. Oratorio transferohet ndër një kulm e marrun me qira nga Franqesko Pinardi, në Valldoko (Torino). Është dita e Pashkëve.
  • 3 nëndor 1846. Arrin në Valldoko Nëna Margerita.
  • 12 prill 1847. Lindë Shoqëria e Shën Luigjit.
  • Maj 1847. Don Bosko e pranon dhe merr fëmijen e parë. I cili vjen nga Valsesia.
  • 1848. Grava të mëdha kundër shtetit dhe besimi çrregullohet në Torino. Don Bosko gati goditet nga gjuajtjet me armë.
  • 1850. Don Bosko themelon në Orator Shoqërinë e Ndërhyrjes së shpejtë për të rinjtë puntorë.
  • 1851. Don Bosko e blen shtëpinë e Pinardit dhe fillon ndërtimin e Kishës së Shën Françeskos së Salezit.
  • 1853. Fillon krijimin e përmbledhjeve te Leximeve Katolike.
  • 26 janar 1854. Don Bosko propozon katër të rinjve (Rua, Kaliero, Roketi e Artilia) formimin dhe themelimin e Salezianëve.
  • Verë 1854. Në Torino shpërthen kolera dhe fëmijët e Oratorit dallohen në ndihmë të të sëmurve.
  • 29 tetor 1854. Hyn në Orator Domeniko Savio, “fëmi shtnjtë”.
  • 25 mars 1855. Mikele Rua bën kushtin e varfërisë, pastërtisë dhe ndëshesës.
  • 25 nëndor 1856. Vdes Nëna Margerita.
  • 9 mars 1857. Vdes Domeniko Savio. Don Bosko shkruan menjëherë një “jetë” e cila do të ketë një përhapje të jashtëzakonshme. Papa Pio i XII do ta shpallë shenjtë në vitin 1954.
  • 18 dhjetor 1859. Lind në mënyrë zyrtare Kongregata Saleziane. Me Don Boskon salezianët e parë janë 18.
  • 1861. Katërmbëdhjetë salezian e përbëjnë komisionin sekret për ta ruajtur memorien e shkruar për atë çka flet dhe shkruan Don Bosko.
  • 1863. Don Bosko hap shtëpinë e parë jasht Torinos: Mirabello Monferrato.
  • 1864. Fillon ndërtimi i Bazilikës se Zojës Ndihmëtare në Valldoko.
  • 1866. Don Bosko e bën veprën e ndërmjetësisë ndaj Selisë së Shenjtë dhe Udhëheqësisë së Shtetit italian për t’ua rikthyer në selitë e veta 45 ipeshkëv të cilët ishin larguar dhe për zgjedhjen e ipeshkëve të rinj.
  • 9 qershor 1868. Bekimi dhe Shugurimi i Bazilikës së Zojës Ndihmëtare.
  • 5 gusht 1872. Lind Kongregata e Bijave të Zojës Ndihmëtare. Eprorja dhe Bashkthemelusja me Don Boskon është Maria Domenika Macarello.
  • 3 prill 1874. Vijnë në mënyrë definitive të pranuara Rregullat e Shoqërisë Saleziane.
  • 11 nëndor 1875. Fillojnë misionet saleziane me dërgimin e parë për në Amerikën e jugut.
  • 1877. Fillon publikimi i Lajmëtarit Salezian.
  • 1880. Papa Leoni XIII ia beson Don Boskos ndërtimin e Tempullit te Zemrës së Krishtit, në Romë.
  • 7 dhjetor 1884. Një ndër ish fëmijët e parë të Don Boskos shugurohet Ipeshkëv: Monsinjor Gjon Kaliero. Dhe më vonë emërohet edhe Kardinal.
  • 1883 – 1886. Don Bosko i kryen disa udhëtime : në Francë dhe në Spanjë. Ai është gjithnjë në kërkim të donacioneve për ndërtimin e kishës së re në Romë dhe në vendet e tjera.
  • 1887. Në prill Don Bosko zbret për herë të fundit në Romë, për Shugurimin e Tempullit të Zemrës së Krishtit. Shëndeti i tij është dobësuar.
  • 31 gennaio 1888. Don Bosko vdes në agim.