Gjon Bosko lindi më 16 gusht 1815 në Beki të Kastelnuovo d’Asti (sot Kastelnuovo Don Bosko). Familja e tij i përkiste një shtrese të varfër fshatarësh. Mbeti jetim nga babai Francesko, kur ishte vetëm 2 vjeç. Nëna e tij, Margarita, e rriti me ngrohtësi dhe energji. I mësoi të punonte tokën dhe të shihte Zotin pas bukurisë qiellore bollëkut të të korrurave, pas stuhisë që prishte vreshtat. Nënë Margerita, kishte mësuar të lutej në kishë dhe këtë ua mësonte dhe të bijve.
Për Gjonin e vogël të lutej, do të thoshte të fliste me Zotin duke ndenjur i gjunjëzuar në dyshemenë e kuzhinës, ose të mendonte për të i ulur në barin e lëndinës, duke fiksuar shikimin në qiell. Nëna e tij e mësoi të shohë Zotin edhe në fytyrat e të tjerëve, veçanërisht tek më të varfërit; pra në fytyrat e të vuajturve që në dimër trokisnin në portën e shtëpizës së tyre. Shpesh nënë Margarita rregullonte këpucët e tyre ose u jepte supë të ngrohtë.
Në moshën 9-vjeç, Gjoni pa ëndrrën e parë të madhe, që do ta ndjekte gjithë jetën. Ai sheh në ëndërr një turmë djemsh që luajnë dhe shahen ndërmjet tyre. Një burrë i madhërishëm i thotë: “Me urtësi dhe bujari duhet t’i bësh për vete këta shokë’’, dhe një Grua po aq e madhërishme shton: “Bëju i vlefshëm, i fortë dhe i shëndetshëm. Me kohë do t’i kuptosh të gjitha këto që po të themi’’.
Vitet e mëvonshme u drejtuan nga kjo ëndërr. Gjoni provoi menjëherë t’i bëjë të mira njerëzve. Kur trombat e akrobatëve lajmërojnë një festë në kodrat përreth, Gjoni shkon dhe qëndron në rresht të parë përpara akrobatëve që japin spektakël. Vështron truket e prestigjatorëve, sekretet e ekulibristëve e çdo gjë. Gjoni është i sigurt që, për t’i bërë mirë shumë djemve, duhet të studiojë dhe të bëhet prift.
5 qershor 1841, Arqipeshkvi i Torinos shuguron prift Gjon Boskon. Tani “Don Bosko„ mund t’i dedikohet përfundimisht djemve të dëshpëruar që i dolën në ëndërr dikur. Fillon t’i kërkojë në rrugët e Torinos. Në vitet që pasuan, duke bërë shpesh herë edhe punë rraskapitëse, Don Bosko krijoi vepra madhështore. Në krahë të Salezianëve formoi Institutin e Bijave të Marisë Ndihmëtare dhe Bashkëpunëtorët Salezianë. Ndërton faltoren e Marisë Ndihmëtare në Valdoko dhe krijoi 59 shtëpi Salezianësh në 6 vende.
Fillon gjithashtu “Misioni Salezian” duke dërguar priftërinj, bashkëpunëtorë dhe motra në Amerikën Latine. Publikon dhe shkruan vetë një varg librash popullorë “për të krishterët dhe të rinjtë e popullit”. Realizon një “sistem edukimi” familjar, i bazuar në tre vlera: Arsye, Besim, Dashuri, që shpejt e njohën të gjithë si “sistemi ideal” për të edukuar të rinjtë.
Kur ndokush ia përmendte veprat që kishte bërë, Don Bosko i ndërpriste ashpër: “Unë nuk kam bërë asgjë. Është Shën Mëria që ka bërë gjithçka”. Ajo ia drejtoi rrugën me atë “ëndërr” të çuditshme, kur ishte ende një djalë i vogël.
Vdiq në të gdhirë të 31 janarit 1888. Salezianëve që i rrinin rreth shtratit, i murmuriti në orët e fundit: “Duajeni njëri tjetrin si vëllezër. Bëjini të mira të gjithëve, të keqe asnjeriut… I thoni djemëve të mi që i pres të gjithë në Parajsë”.
Shumë herë i kërkuan Don Boskos ta shpjegonte mënyrën e tij të edukimit të të rinjve. Don Bosko përgjigjej: “I dua shumë të rinjtë. Kjo është e gjitha”.
Ëndrra e madhe
Në moshën 9 vjeç, Gjoni pa ëndrrën e parë të madhe, që do ta ndjekë gjithë jetën. Ai sheh në ëndërr një turmë djemsh që luajnë dhe shahen ndërmjet tyre. Një burrë i madhërishëm i thotë: “Me urtësi dhe bujari duhet t’i bësh për vehte këta shokë’’, dhe një Grua po aq e madhërishme shton: “Bëju i vlefshëm, i fortë dhe i shëndetshëm. Me kohë do t’i kuptosh të gjitha këto që po të themi’’.
Vitet e mëvonshme u drejtuan nga kjo ëndërr. Gjoni provoi menjëherë t’i bëjë të mira njerëzve. Kur trombat e akrobatëve lajmërojnë një festë në kodrat përreth, Gjoni shkon dhe qëndron në rresht të parë përpara akrobatëve që japin spektakël. Vështron truket e prestigjatorëve, sekretet e ekulibristëve e çdo gjë.
Gjoni është i sigurt që, për t’i bërë mirë shumë djemve, duhet të studiojë dhe të bëhet prift. Por i vëllai Antonio, 18 vjeç që është një fshatar i pagdhëndur, nuk do t’ia dijë. Ai hedh librat, e rreh. “Ne kemi nevojë për punë dhe jo për libra’’ i thonte ai.
Në një ditë të ftohtë të shkurtit të 1827, Gjoni largohet nga shtëpia për të kërkuar një vend pune si çirak. Është vetëm 12 vjeç, por nga zënkat e ashpra me Antonion, në shtëpi jeta tashmë është e pamundur. Për tre vjet punoi si stallier në fermën Molia. Shkon me bagëtinë në lëndina, mjel lopët, çon barin e freskët në stallë, drejton qetë që lërojnë arën. Në netët e gjata të dimrit ose i ulur nën hijen e pemëve të verës (ndërkohë që lopët kullosin përreth) fillon të hapë librat e tij e të mësojë.
Tre vjet më vonë, Antonio martohet. Gjoni kthehet në shtëpi dhe frekuenton më parë shkollat në Kastelnuovo, më pas ato në Kieri. Për t’u vetmbajtur mëson të bëhet rrobaqepës, farkëtar, kamarier, jep mësime private, etj.
Është i zgjuar dhe i shkëlqyer në mësime, dhe rreth tij qëndrojnë djemtë më të mirë të shkollës. Me ata formon grupin e tij të parë, “Shoqëria gazmore”.
Në moshën 20 vjeç, në 1835, Gjon Bosko merr vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij: hyn në Seminar. Gjashtë vjet studime intensive iu deshën për t’u bërë meshtar.
Gjon Bosko bëhet Don Bosko
5 qershor 1841. Arqipeshkvi i Torinos shuguron prift Gjon Boskon. Tani “Don Bosko„ mund t’i dedikohet përfundimisht djemve të dëshpëruar që i dolën në ëndërr dikur. Fillon t’i kërkojë në rrugët e Torinos.
“Që në të dielat e para – dëshmon Mikelino Rua një djalë që e kish takuar në muajt e parë, ai shkon nëpër qytet, për të krijuar një ide rreth kushteve morale të të rinjve. Mbetet i habitur. Rrethinat ishin zona ku kishte shqetësime dhe sherre, zona dëshpërimi. Adoleshentët bridhnin nëpër rrugë të papunë, të trishtuar, gati për të bërë më të keqen. I shihte tek luanin në cepat e rrugëve, me hijen e një personi që është i gatshëm të bëjë gjithçka, çdo lloj krimi.
Djem në burg
Imazhin më shqetësues, Don Bosko e provoi duke hyrë nëpër burgje. Shkruante: “Të shohësh një numër të madh të rinjsh, nga 12 deri 18 vjeç, të gjithë të shëndoshë, të fortë, të zgjuar, që vuajnë për ushqim shpirtëror dhe trupor, ishte gjëja që më tmerroi„. Duke dalë nga burgu, kishte marrë vendimin e tij: “Duhet të ndaloj me çdo kusht që djem kaq të rinj të përfundojnë aty brenda„.
Don Bosko afroi djalin e parë të ardhur më 8 dhjetor 1841. Quhej Bartolomeo Garelli. Tre ditë më pas rreth tij ishin nëntë, tre muaj më vonë njëzet e pesë, në verë tetëdhjetë.
Lindi Oratori i tij. Nuk është një çështje bujarie, dhe as mbyllet të dielën. Të kërkosh një punë për atë që s’ka, të krijosh kushte më të mira për ata që janë të zënë me punë, t’i bësh shkollë pas pune atyre që kanë vullnet, ja cili bëhet qëllimi kryesor i Don Boskos. Disa nga djemtë, në mbrëmje nuk dinë ku të shkojnë të flenë. Përfundojnë nën ura ose në fjetoret e fëlliqura publike. Mundohet dy herë t’i japë mikpritje: herën e parë ata ia vodhën mbulesat, herën e dytë përlanë gjithçka që kishte në magazinë.
Problemi i parave
Që në muajt e parë paratë filluan të bëhen problem dramatik për Don Boskon. Dhe ky problem do të jetë për gjithë jetën e tij. Dhuruesja e parë e tij nuk është një konteshë, por nëna e tij Margarita, një fshatare e varfër 59 vjeçe. Ajo la shtëpinë e saj në Beki për t’ju bërë si nënë njerëzve të rrugës. Përballë nevojës për t’i dhënë diçka djemve në tavolinë, shet unazën, vathët, varësen që deri në atë kohë i kishte ruajtur me fanatizëm. Djemtë e ftuar nga don Bosko bëhen 36 në 1852, 115 në 1854, 470 në 1860, 600 në 1861, deri sa arritën 800.
Ndërmjet tyre, ndonjë kërkon të “bëhet si ai”, të flijojë jetën për djem të tjerë në vështirësi. Do të lindë kështu Urdhëri Salezian. Anëtarët e parë janë Mikelino Rua, Gjovani Kaliero (që do të bëhet kardinal), Gjovani. Françezia etj.
Arrin të krijojë gjashtë strehimet ku vendet e privilegjuara janë për jetimë, djem shumë të varfër dhe të braktisur. Për këto strehime, që shpejt i përshtat në vende të tjera jashtë Torinos, Don Bosko themelon shoqëri të re: bashkëpunëtorët salezianë. Ata kanë të drejta të përafërta me priftërinjtë dhe klerikët, por janë të specializuar për shkollat profesionale. (Me vdekjen e Don Boskos, shkollat profesionale saleziane do të jenë 14, të shpërndarë në Itali, Francë, Spanjë dhe Argjentinë. Ky numër do të rritet deri sa të arrijë numrin 200, të shpërndarë në të gjithë botën).
Fjala kyçe: “Menjëherë”
Don Bosko dhe Salezianët e parë shfrytëzojnë të gjitha energjitë e tyre për të bërë “menjëherë” diçka për të rinjtë në vështirësi. Janë nevojat urgjenter të të rinjve që i diktojnë atyre programin e veprimit. Të rinjtë kanë nevojë për një shkollë dhe për një punë që të kenë një të ardhme më të sigurtë; kanë nevojë të jenë të rinj, domethënë të vrapojnë e të hidhen në hapsira të gjelbërta, pa u shpërndarë nëpër trotuare; kanë nevojë të takohen me Zotin, për të zbuluar dhe realizuar dinjitetin e tyre. Ato duan ushqim, katekizëm, drejtim profesional, profesione të mbrojtura nga një kontratë pune. Këto janë “gjërat” që Don Bosko dhe Salezianët i japin me urgjencë të rinjve. “Nëse takon një që po vdes nga uria, në vënd që t’i japësh një peshk, mësoje të peshkojë’, thotë një proverb. Por është e vërtetë dhe e kundërta: “Nëse takon një që është duke vdekur nga uria, jepi një peshk, derisa të mësojë të peshkojë”. Nuk mjafton ndërhyrja e menjëhershme, por nuk mjafton as “të përgatisësh një të ardhme ndryshe”, sepse ndërkohë të varfërit vdesin nga varfëria.
“Unë nuk kam bërë asgjë”
Në vitet që pasuan, duke bërë shpesh herë edhe punë rraskapitëse, Don Bosko krijoi vepra madhështore. Në krahë të Salezianëve formoi Institutin e Bijave të Marisë Ndihmëtare dhe Bashkëpunëtorët Salezianë. Ndërton faltoren e Marisë Ndihmëtare në Valdoko dhe krijoi 59 shtëpi Salezianësh në 6 vende.
Fillon gjithashtu “Misioni Salezian” duke dërguar priftërinj, bashkëpunëtorë dhe motra në Amerikën Latine. Publikon dhe shkruan vetë një varg librash popullorë “për të krishterët dhe të rinjtë e popullit”. Realizon një “sistem edukimi” familjar, i bazuar në tre vlera: Arsye, Besim, Dashuri, që shpejt e njohën të gjithë si “sistemi ideal” për të edukuar të rinjtë. Kur ndokush ia përmendte veprat që kishte bërë, Don Bosko i ndërpriste ashpër: “Unë nuk kam bërë asgjë. Është Shën Mëria që ka bërë gjithçka”. Ajo ia drejtoi rrugën me atë “ëndërr” të çuditshme, kur ishte ende një djalë i vogël.
Vdiq në të gdhirë të 31 janarit 1888. Salezianëve që i rrinin rreth shtratit, i murmuriti në orët e fundit: “Duajeni njëri tjetrin si vëllezër. Bëjini të mira të gjithëve, të keqe asnjeriu… I thoni djemëve të mij që i pres të gjithë në Parajsë”.
“Mesazhi i Don Boskos”
Në një largësi prej më se 100 vjetësh, Don Bosko ka një mesazh drejtuar ç’do të riu”
“Unë isha një njeri ashtu siç je ti”. Kam dashur t’i jap një drejtim jetës sime. Me ndihmën e Zotit hoqa dorë për të pasur një familje timen, për t’u bërë baba, vëlla, mik i atij që nuk kishte baba, vëlla, mik. Nëse do të jesh si unë, eja të shkojmë së bashku të kalojmë jetën në një zonë shumë të varfër të Amerikës së Jugut, mes lebrozëve të Indisë, ose në periferitë e ndonjë qyteti italian, ku do të gjejmë shumë të varfër për ngrohtësi, për një qëllim në jetë, të varfër që kanë nevojë për Zotin dhe për ty që të jetojnë. Por nëse nuk arrin të rrezikosh jetën ashtu siç e rrezikova unë, të kujtoj një të vërtetë shumë të rëndësishme: jetën, këtë dhuratë të madhe që Zoti na e ka falur, duhet t’a harxhojmë mirë. Do ta shfrytëzosh mirë atë, jo duke u mbyllur në egoizëm, por duke iu hapur dashurisë, impenjimit për atë që është më i varfër se ti”
Sistemi edukues i Don Boskos
Shumë herë i kërkuan Don Boskos ta shpjegonte mënyrën e tij të edukimit të të rinjve. Don Bosko përgjigjej: “I dua shumë të rinjtë. Kjo është e gjitha”. Një pyetjeje të rektorit të seminarit francez të Montpellier, iu përgjigj: “Ju kërkoni t’ia rrëfej sistemin tim!… Por nëse as unë nuk e di se si e bëj?! Gjithmonë kam ecur përpara pa sistem, ashtu siç më frymëzonte Zoti dhe siç e kërkonin rrethanat”
Por kush i qëndronte pranë në situatat e ndryshme të ditës, dëgjonte nga goja e tij shprehje të thjeshta, të ndritura, që të jepnin të kuptojë mënyrën e tij edukuese: “Nëse ne duam të poshtërojmë dikë sepse jemi më superior, bëhemi qesharak”.
- “Ngrohtësi për të gjithë pa përjashtim dhe kisha të jetë gjithmonë e hapur”.
- “Të rinjtë jo vetëm duhet të duhen, por duhet edhe ta ndjejnë këtë dashuri”.
- “Zihen më shumë miza me një pjatë me mjaltë sesa me një fuçi uthulle”.
- “Sistemi im? Bujaria dhe kujdesi i Zotit”.
- “Kalo kohën me të rinjtë sa më shumë të jetë e mundur”.
- “Duhet të flasësh, të flasësh! Të informosh, të informosh!”.
- “Mbaje syrin gjithmonë të hapur me ata që u ngelet hatri, shpejt të jeni më dashamirës”.
- “Të afërmit na i besojnë për t’i mësuar, por Zoti na i dërgon të interesohemi për shpirtin e tyre”.
Por një ditë, duke u mposhtur nga tundimi, Don Bosko shkruan me shkrimin e tij të keq nëntë faqe. Në to hedh mënyrën se si edukon “Sistemi Parandalues”. Është ky jo “traktat shkencor”, por një sërë këshillash të arta. Ja rrjeshtat më të bukura të atyre faqeve.
“Ky sistem bazohet i gjithi mbi arsyetimin, besimin dhe dashamirësinë. Përjashton ç’do dënim të dhunshëm dhe përpiqet t’i mbajë larg dënimet e lehta”….