Shoqata Saleziane e Don Boskos mbërriti në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, në shtator të vitit 1992 dhe nga 1993 filloi aktivitetetin në Tiranë. Toka në të cilën është ndërtuar Qendra Sociale Don Bosko në Tiranë, ishte një fushë e mbushur me bunkerë. Mjedisi social, në të cilin është ndërtuar Qendra, ishte e populluar nga shoqeri të shtresave të mesme dhe të varfëra; një mjedis ndëretnik dhe ndërfetar .
Fillimisht u vendosën ndërtesa parafabrikate (montazhe) të cilat shërbyen si një vendbanim për Salezianët e parë, të cilët filluan punën edukative dhe baritore me aktivitete të Qendrës, Orator për të Rinjtë.
Qendra Don Bosko në Tiranë, për vite me rradhë, ishte një referim për trajnimin profesional dhe për një vëmendje në botën e punës, e vlerësuar shumë nga autoritetet dhe nga popullsia shqiptare. Të shumtë janë të rinjtë të cilët u aktivizuan në kurset e Qendrës Don Bosko: Hidraulik, elektriçist, animator social, sekretare kompanie, rrobaqepëse, murator, të cilët tashmë janë integruar në botën e punës. Qendra e Formimit Profesional është e lidhur me ndërmarrjen shoqërore, YAPS, me 112 të rinj të punësuar.
Vit pas viti janë zhvilluar aktivitetet e Qendrës me të vetmin qëllim: për të trajnuar dhe për të edukuar të rinjtë, fëmijët dhe adoleshentët, me vëmendje të veçantë për grupet vulnerabël, për t’i rritur si qytetarë të ndershëm dhe besimtarë të mirë. Këto janë objektivat e Shoqatës Saleziane Don Bosko, të pranishëm në të gjithë botën.
Për ta, u gjetën mjete, efikase dhe efektive, u organizuan aktivitete dhe mundësi për rritjen kulturore, etike dhe profesionale.
Sot Qendra Don Bosko në Tiranë frekuentohet çdo ditë, nga më shumë se 1000 fëmijë dhe të rinj, veçanërisht ata që kanë më shumë nevojë.