Nga gazetar Cristina Uguccioni – gazeta LA STAMPA – TURIN
«Ajo çka ndodh në Shqipëri – thoshte papa Françesku në Tiranë, në shtator 2014 – që tregon bashkëjetesën paqësore dhe të frytshme mes personave dhe bashkësive që u përkasin besimeve të ndryshme, jo vetëm që është e domosdoshme, por konkretisht e mundur». Kjo bashkëjetesë, nënvizonte Papa, «është një e mirë e paçmueshme për paqen dhe zhvillimin e harmonishëm të një populli. Është një vlerë që duhet të ruhet dhe të shtohet çdo ditë, me edukimin ndaj respektit të dallimeve dhe të identiteteve të veçanta të hapura ndaj dialogut dhe ndaj bashkëpunimit, me ushtrimin e njohjes dhe të vlerësimit të njëri-tjetrit».
Shkolla zhvillon një rol të pazëvendësueshëm për ruajtjen dhe shtimin e kaj vlere. Puna e bukur e të diturit të mësimdhënies dhe e bashkëndarjes, të kujdesshëm ndaj cilësisë së edukimit dhe jo vetëm arsimimit efikas, mëson dhe ushqen lidhjet mes breznive dhe mes personave, edhe pse me besim të ndryshëm.
E dëshmon shembulli i Qendrës së madhe don Bosko të Tiranës, në Shqipëri, e frekuentuar nga më shumë se 1000 fëmijë dhe adoleshentë katolikë, ortodoksë dhe muslimanë që kujdesen për ta 80 mësues, instruktorë, animatorë dhe edukatorë të besimit të krishterë dhe islamik. Shkolla është hapur në vitin 1993 dhe përmban klasa që nga fillorja deri te shkolla e mesme, një qendër të formimit profesional, orator, një qendër ditore për fëmijët e rrugëve, si edhe famullia e Zojës Ndihmëtare.
Besimi pas viteve të regjimit
Shqipëria, për fat të keq, ka qenë dëshmitare se çfarë dhune dhe çfarë drame mund të shkaktojë përjashtimi i forcuar i Hyjit nga jeta e bashkësisë. Por me gjithë dhjetra vitesh provash dhe vuajtjesh feja nuk është pakësuar në zemrën e shqiptarëve, tregon don Matteo Di Fiore, 67 vjeç (prej të cilëve 19 vite i kaloi në Shqipëri dhe Kosovë), salezian, drejtor i Qendrës: «Pas rënies së regjimit ne misionarët vërtetuam në popullin gëzimin që ktheheshin dhe jetonin fenë përkatëse, pa u dashur më të fshiheshin. Të krishterë dhe muslimanë tregonin dëshirën e zbulimit të thesarit që kishin ruajtur në mënyrë të fshehtë në zemrën e tyre. Qe një periudhë entuziazmi i madh. Prej disa vitesh situata ka ndryshuar, kemi hyrë në një fazë të re: është koha e pjekurisë, e përforcimit të besimit. Për katolikët, dhe në përgjithësi për të krishterët, kjo gjë kërkon sforcimin që të konformohen zgjedhjet e përditshme me mësimet ungjillore».
Marrëdhënia e pëshpëritur me Hyjin
Mes personave të besimit islamik që punojnë në Qendrën don Bosko janë Orjeta Poda, 38 vjeçe, sekretarja e qendrës së formimit profesional dhe e sektorit të Projekteve, Elona Kaceli, 27 vjeçe, docente e gjuhës dhe e letërsisë shqiptare, dhe Evis Myftaraj, 31 vjeçe, mësuese e gjuhës italiane. Njëzëri tregojnë që gjatë dhjetë viteve të fundit, pas fundit të regjimit, është shtuar numri i besimtarëve që frekuentojnë kisha dhe xhamia. Duke menduar të kaluarën, Evis vë në dukje: «Populli ynë e di se çfarë do të thotë të jesh e detyruar ndaj ateizmit. Ky largim i forcuar nga Hyji, i detyruar nga regjimi u ka dhënë në mënyrë të pavullnetshme, besimtarëve, mundësinë që të shtërngojnë një marrëdhënie edhe më të fortë me të Gjithëpushtetshmin. Pas dhjetëra vitesh marrëdhëniesh të pëshpëritur (në fshehtësi) me Hyjin, shqiptarët kanë kuptuar rëndësinë e besimit në Të dhe e të respektuarit të të gjitha besimeve».
Karakteristika e lumtur
Bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi mes besimtarësh të besimeve të ndryshme, që papa Françesku e ka quajtur një «karakteristikë e lumtur» e Shqipërisë, i detyrohet, sipas don Matteut, mbi të gjitha një faktori që bashkon shqiptarët pavarësisht besimin që shpallin: «Të qenurit, pikërisht, shqiptarë. Vuajtjet e shumta të vuajtura gjatë historisë e kanë bërë më të bashkuar këtë popull të vogël», që – shton Orjeta – «ka ditur gjithmonë të gjejë mënyrën e të ruajturit të bashkimit duke ndërtuar marrëdhënie të themeluara mbi respektin e ndërsjellë dhe mbi bashkëpunimin». Sipas Elonës, në origjinë të bashkëjetesës së mirë mes të krishterëve dhe muslimanëve «ekziston shpirti i tolerancës së shqiptarëve dhe feja, pasi besimi sjell harmoni», ndërsa sipas gjykimit të Evisit, «ekziston besimi». Personat, faktikisht, u kanë dhënë besim vlerave që besimet e ndryshme fetare mund të transmetojnë».
Të rinjtë dhe Perëndimi
Në Perëndim brezat e rinj rriten në shoqëri të pushtuara nga konsumizmi, nga individualizmi, nga narcizizmi, nga hyji para, shprehet don Matteo: «Edhe pse në Shqipëri ekziston akoma një sens i fortë i familjes dhe e solidaritetit, që diku tjetër duket se është dobësuar, ndikimi i modeleve perëndimore mbi të rinjtë është i padiskutueshëm». Përsa i përket kësaj Orjeta pohon: «të rinjtë shqiptarë – që kanë mundur të njohin botën pas rënies së regjimit – janë më të ekspozuar se sa bashkëmoshatarët e Vendeve të tjera ndaj krizës morale, shpirtërore dhe shoqërore që ka investuar Perëndimi. Që prej 27 vitesh Shqipëria po kalon një fazë tranzicioni jo vetëm ekonomike, por edhe morale. Ja përse sipas mendimit tim, strukturat si kjo e jona e Tiranës janë të rëndësishme: sepse i ofrojnë rinisë një sistem vlerash të forta». Evisi nënvizon faktin që «fatkeqësisht, në ditët tona, ekzistojnë shumë prindër që kanë vështirësi të kujdesen në mënyrë të përshtatshme për fëmijët e tyre: kam parë nëna dhe baballarë që dorëzohen përballë fëmijëve të vështirë. Roli i shkollës bëhet thelbësor: ajo e don Boskos, në veçanti, ka marrë një angazhim të veçantë përballë këtyre rasteve».
Bashkëpunim dhe mbështetje e ndërsjellë
Në qendrën e madhe saleziane marrëdhëniet mes studentëve, si edhe ata mes personelit janë të shkëlqyera, tregon don Matteo. «Duhen shumë mes tyre; ne të rriturit punojmë së bashku me shpirt të madh bashkëpunimi duke u përkujdesur për brezat e rinj sipas metodës që i pëlqente don Boskos».
Fjalëve të don Matteos u bëjnë jehonë ato të Orjetës, Elonës dhe Evisit: «Klima është shumë e qetë dhe miqësore, bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë janë të qëndrueshme». Vijon Evisi: «Qendra saleziane ka mirëpritur gjithmonë bashkëpunues të të gjitha besimeve: bëhet fjalë pikërisht për mirëpritje dhe jo thjeshtë punësim. Don Bosko, me metodën e tij edukative, ja ka dalë të bashkojë ndryshueshmëritë tona duke i orientuar drejt një objektivi të vetëm: të edukojmë, të duam dhe të bëjmë të ndihen të dashur nxënësit tanë».
Sistemi edukativ salezian
Muslimanët e konsiderojnë shumë sistemin edukativ salezian tre shtyllat e të cilit, kujton don Matteu, janë arsyeja, besimi, dashamirësia, apo «mikpritja, dialogu dhe ballafaqimi, respekti dhe promovimi i dimensionit fetar si dimension përbërës i qenies njerëzore, stil i zellshëm dhe i kujdesshëm për të gjithë, mbi të gjitha për atë që ka më shumë nevojë». Elona thotë se është e kënaqur që punon në Qendrën saleziane qoftë për faktin sepse, thotë, «misioni im është edukimi, shoqërimi dhe ndihma e nxënësve, qoftë për bashkëpunimin mes drejtorit-mësuesit-nxënësit». Dhe duke reflektuar mbi përvojën e vet profesionale, Orjeta, që filloi të frekuentonte Qendrën para disa viteve si studente, pohon: «Këtu jam ndier gjithmonë si në shtëpi, ndjej vazhdimisht mbështetjen dhe ngushëllimin e etërve salezianë. E çmoj sistemin e tyre edukativ që synon të parandalojë, të përgjegjësojë të rinjtë dhe u kërkon edukatorëve profesionalitet dhe forcë morale, në mënyrë që të jenë shembull për studentët».
Puna si një mision
Edhe Evisi e gjykon si shumë pozitive metodën edukative të don Boskos sepse, thotë, «jo vetëm siguron arsimimin e nivelit të lartë, por lejon të përgatisë të rinjtë që të përballojnë jetën në mënyrën më të mirë. Mësimdhënja, nëse bëhet me pasion, është e bukur kudo, por në këtë shkollë – falë mbështetjes së salezianëve dhe klimës familjare që ia dalin të krijojnë – bëhet një mision, ai i të shoqëruarit me dashamirësi nxënësit në ecjen e tyre».
Një dëshmi në botë
Në epokën tonë personat e vërtetë fetarë (të besimeve të ndryshme) që jetojnë dhe punojnë së bashku në harmoni dhe në paqe – thotë Elona – mund t’i mësojnë botës «respektin, dashurinë dhe tolerancën e ndërsjellë», mund të tregojnë –mbështet don Matteo – «që bashkëjetesa paqësore dhe vepruese – e bërë me solidaritet të ndërsjellë, kujdes kundrejt kujt ka nevojë, kërkim i bashkëndarë e një të ardhmeje të mirë – është e mundur dhe është një vlerë për t’u promovuar dhe ruajtur».
Sipas Evisit, «ne besimtarët (muslimanë dhe të krishterë) kemi detyrën që t’i kujtojmë shoqërisë së kohës sonë vlerat që po pakësohen: për shembull, dashuria për të afërmin, respekti i jetës, besimi, empatia, nderi». Përfundon Orjeta: «Besimtarët e feve të ndryshme që jetojnë në harmoni i dëshmojnë botës që jemi bij të të njëjtit Hyj dhe që ndryshueshmëria, tipike e shumë vendeve e bërë tashmë multi-kulturore dhe multi-fetare, nuk ndan por pasuron. Nëse i mësojmë fëmijët tanë të jetojnë “si besimtarë të mirë dhe qytetarë të ndershëm”, siç thoshte don Bosko, sigurisht e ardhmja do të jetë më e mirë për të gjithë»
Dalla giornalista Cristina Uguccioni – LA STAMPA –Torino
«Quanto accade in Albania – diceva papa Francesco a Tirana, nel settembre 2014 – dimostra che la pacifica e fruttuosa convivenza tra persone e comunità appartenenti a religioni diverse è non solo auspicabile, ma concretamente possibile». Questa convivenza, sottolineava il Pontefice, «è un bene inestimabile per la pace e lo sviluppo armonioso di un popolo. È un valore che va custodito e incrementato ogni giorno, con l’educazione al rispetto delle differenze e delle specifiche identità aperte al dialogo e alla collaborazione, con l’esercizio della conoscenza e della stima gli uni degli altri».
Nel custodire e incrementare questo valore la scuola svolge un ruolo insostituibile. Il lavoro bello del sapere insegnato e condiviso, attento alla qualità dell’educazione e non solo alla efficienza dell’istruzione, edifica e nutre i legami tra le generazioni e tra le persone, anche di fede diversa.
Ne è felice esempio il grande Centro don Bosko di Tirana, in Albania, frequentato da più di 1000 bambini e ragazzi cattolici, ortodossi e musulmani che sono accuditi da 80 insegnanti, istruttori, animatori ed educatori di fede cristiana e islamica. Sorto nel 1993, comprende una scuola con classi dalle elementari al liceo, un centro di formazione professionale, l’oratorio, un centro diurno per bambini di strada, oltre alla parrocchia di Maria Ausiliatrice.
La fede dopo gli anni del regime
L’Albania è stata tristemente testimone di quali violenze e di quali drammi possa causare la forzata esclusione di Dio dalla vita comunitaria. Ma nonostante decenni di prove e sofferenze la fede non è venuta meno nel cuore degli albanesi, racconta don Matteo Di Fiore, 67 anni (di cui 19 trascorsi in Albania e Kosovo), salesiano, direttore del Centro: «Dopo la caduta del regime noi missionari constatammo nel popolo la gioia di poter tornare a vivere la fede apertamente, senza più doversi nascondere. Cristiani e musulmani mostravano il desiderio di riscoprire il tesoro che avevano custodito segretamente nel loro cuore. Fu un periodo di grande entusiasmo. Da alcuni anni la situazione è mutata, siamo entrati in una nuova fase: è il tempo della maturità, del consolidamento della fede. Per i cattolici, e più in generale per i cristiani, ciò implica lo sforzo di conformare le scelte quotidiane agli insegnamenti evangelici».
Il rapporto sussurrato con Dio
Fra le persone di fede islamica che lavorano nel Centro don Bosco vi sono Orieta Poda, 38 anni, segretaria del centro di formazione professione e del settore Progetti, Elona Kaceli, 27 anni, docente di lingua e letteratura albanese, ed Evis Myftaraj, 31 anni, insegnante di lingua italiana. All’unisono raccontano che nel corso degli ultimi decenni, dopo la fine del regime, è progressivamente aumentato il numero di fedeli che frequentano chiese e moschee. Ripensando al passato, Evis osserva: «Il nostro popolo sa cosa significa essere costretti all’ateismo. Questo allontanamento forzato da Dio imposto dal regime ha dato involontariamente l’opportunità ai fedeli di stringere un legame profondo con l’Onnipotente. Dopo decenni di rapporto sussurrato con Dio, gli albanesi hanno compreso l’importanza di credere in Lui e di rispettare tutte le religioni».
La felice caratteristica
La pacifica convivenza e la collaborazione tra i fedeli di diverse religioni, che papa Francesco ha definito una «felice caratteristica» dell’Albania, è dovuta, secondo don Matteo, soprattutto a un fattore che accomuna gli albanesi indipendentemente alla fede professata: «L’essere, appunto, albanesi. Le molte sofferenza patite nel corso della storia hanno reso molto unito questo piccolo popolo», che – aggiunge Orieta – «ha sempre saputo trovare il modo di conservare l’unità costruendo saldi legami fondati sul rispetto reciproco e sulla collaborazione». Secondo Elona, all’origine della buona convivenza tra cristiani e musulmani «vi sono lo spirito di tolleranza degli albanesi e la fede poiché la religione porta armonia», mentre a giudizio di Evis, «vi è la fiducia. Le persone, infatti, hanno dato fiducia ai valori che le diverse religioni possono trasmettere».
I ragazzi e l’Occidente
In Occidente le giovani generazioni crescono in società dominate dal consumismo, dall’individualismo, dal narcisismo, dal dio denaro, rileva don Matteo: «Sebbene in Albania vi sia ancora un forte senso della famiglia e della solidarietà, che altrove pare essersi indebolito, l’influenza dei modelli occidentali sui ragazzi è indiscutibile». Al riguardo Orieta afferma: «I giovani albanesi – che hanno potuto conoscere il mondo soltanto dopo la caduta del regime – sono più esposti rispetto ai coetanei di altri Paesi alla crisi morale, spirituale e sociale che ha investito l’Occidente. Da 27 anni l’Albania sta attraversando una fase di transizione non solo economica, ma anche morale. Ecco perché a mio giudizio, le strutture come la nostra di Tirana sono importanti: perché offrono alla gioventù un solido sistema di valori». Evis sottolinea il fatto che «purtroppo, ai nostri giorni, vi sono genitori che faticano a prendersi cura adeguatamente dei loro ragazzi: ho visto mamme e papà arrendersi di fronte a figli difficili. Il ruolo della scuola diventa quindi cruciale: quella di Don Bosco, in particolare, ha preso un impegno speciale verso questi casi».
Cooperazione e sostegno reciproco
Nel grande Centro salesiano i rapporti tra gli studenti, così come quello tra tutto il personale sono ottimi, racconta don Matteo. «Ci si vuol bene; noi adulti lavoriamo insieme con grande spirito di collaborazione prendendoci cura delle giovani generazioni secondo il metodo caro a don Bosco». Alle parole di don Matteo fanno eco quelle di Orieta, Elona ed Evis: «Il clima è molto sereno e amichevole, la cooperazione e il sostegno reciproco sono costanti». Prosegue Evis: «Il Centro salesiano ha sempre accolto collaboratori di tutte le fedi: si tratta proprio di accoglienza e non di semplice assunzione. Don Bosco, con il suo metodo educativo, è riuscito a unire le nostre diversità indirizzandole verso un unico obiettivo: educare, amare e far sentire amati i nostri alunni».
Il sistema educativo salesiano
I musulmani tengono in grande considerazione il sistema educativo salesiano i cui tre pilastri, ricorda don Matteo, sono ragione, religione, amorevolezza, ossia «accoglienza, dialogo e confronto, rispetto e promozione della dimensione religiosa come dimensione costituiva dell’essere umano, stile premuroso e attento a tutti, soprattutto a chi ha più bisogno». Elona si dice contenta di lavorare nel Centro salesiano sia perché, dice, «la mia missione è educare, accompagnare e aiutare gli alunni, sia per la cooperazione tra direttore-insegnante-allievo». E riflettendo sulla propria esperienza professionale, Orieta, che iniziò a frequentare il Centro anni fa in veste di studentessa, afferma: «Qui mi sono sempre sentita a casa, avverto costantemente il supporto e il conforto dei padri salesiani. Apprezzo il loro sistema educativo che mira a prevenire, a responsabilizzare i ragazzi e chiede agli educatori professionalità e saldezza morale, in modo da essere di esempio agli studenti».
Il lavoro come una missione
Anche Evis giudica molto positivamente il metodo educativo di don Bosco perché, dice, «non solo assicura istruzione di alto livello, ma consente di preparare i ragazzi ad affrontare la vita nel modo migliore. L’insegnamento, se fatto con passione, è bello ovunque, ma in questa scuola – grazie al sostegno dei salesiani e al clima familiare che riescono a creare – diventa una missione, quella di accompagnare amorevolmente gli alunni nel loro cammino».
Una testimonianza al mondo
Nella nostra epoca le persone autenticamente religiose (di diverse religioni) che vivono e lavorano insieme in armonia e in pace – dice Elona – possono insegnare al mondo «il rispetto, l’amore e la tolleranza reciproca», possono mostrare – sostiene don Matteo – «che la convivenza pacifica e operosa – fatta di solidarietà reciproca, attenzione verso chi ha bisogno, ricerca condivisa di un futuro buono – è possibile ed è un valore da promuovere e custodire».
Secondo Evis, «noi credenti (musulmani e cristiani) abbiamo il compito di ricordare alle società del nostro tempo i valori che stanno venendo meno: ad esempio, l’amore per il prossimo, il rispetto della vita, la fiducia, l’empatia, l’onestà». Conclude Orieta: «I credenti di fede diversa che vivono nella concordia testimoniano al mondo che siamo figli dello stesso Dio e che la diversità, tipica di molti paesi divenuti ormai multi-culturali e multi-religiosi, non divide ma arricchisce. Se insegniamo ai nostri figli a vivere “come buoni fedeli e onesti cittadini”, come diceva don Bosco, sicuramente il futuro sarà migliore per tutti».