|
Përvjetori, që bashkoi shumë njerëz.Eshte e vërtetë që jemi “animatorë", por po të punojmë ne mund t'ia dalim mbanë,siç ia dolëm dhe në festën e organizuar pranë Qendrës Don Bosko, në përvjetorin e Don Boskos.
Emocionet po na mbërthenin dhe s’po na linin te qete te benim ate ç’ka kishim nisur. E dinim shumë mirë se mbas nja dy këngësh do të vinte rradha jonë të tregonim se kush ishim në të vërtetë. Mund të them se ishte një nga festat më të bukura që kam parë, se çdo gjë na dedikohej ne, të rinjve. Të gjithë ishim të lumtur atë ditë duke futur edhe veten time këtu. Ishte hera e parë që dolëm në një skenë dhe donim të ipnim maksimunin tonë. Besoj se ja arritëm, pasi mbas përfundimit të pjesës, publiku na dhuroi shumë duartrokitje. Shumë grupe muzikore po fillonin ta ndeznin skenën duke bërë që këngët e tyre te shoqëroheshin nga durtrokitje dhe kërcim nga të gjithë të pranishmit. Po nuk mbaron me kaq, në spektaklin tonë u ftuan edhe femijët “romë’’, që u kënaqën shumë duke u bërë pjesë e familjes sonë. Menduam që do t´i argëtonim më shumë në qoftë se futeshim në botë e tyre, pra të luanim me ta. Gjithashtu pjesë e programit tonë të gjatë rreth 3 orë ishte dhe shorteu. Të gjithë të pranishmit kishin fatin e tyre në dorë, biletën. Brohoritje dëgjoheshin, kur shikonim që dikush kishte fituar. I gëzuar ishte fëmija që fitoi topin, zonja që fitoi dy pulat, por më e lumtur vajza që fitoi biçikletën, që qëndronte prej më shumë se dy javësh në korridorin e Kolegjit tonë dhe dukej sikur na lutej, “unë po ju pres, më fitoni mua“. Vërtet do të donim të ishim të gjithë fitues. Në një fare mënyre të tillim ishim, pasi fituese dhe mbresëlënëse ishte atmosfera e krijuar në këtë festë të paharrueshme për ne. Kudo shikonim dashuri dhe lumturi, sepse të tilla ishin fytyrat e të rinjve, dhe këtë lumturi dukej sikur e përhapte vetë Don Bosko, përtej fotos që ndodhej në ballë të skenës, na dukej sikur dëgjonim zërin e tij: “Mjafton të jeni të rinj dhe unë ju dua”. Faleminderit të gjithëve për pjesmarrjen dhe kontributin e dhënë. Mirëutakofshim në festa të tjera. Kejvi Mici Klasa 10 Kolegji “Don Bosko“. |