Newsflash

Kane Filluar Regjsitrimet
 

Kurset Profesionale

Kupa Dominik Savio - 2010

Kypa Dominik Savio

Olimpiada Speciale 2010!

Olimpiku Special - Programi i aktivitetit

Kalendari


Faqja Kryesore
LRS 2010! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Qendra Don Bosko   
Tuesday, 27 April 2010
Levizja Rinore Saleziane!    
Dhe tradita vazhdoi!
Këtë vit të rinjtë nga qendrat saleziante të Kosovës dhe Shqipërisë, u mblodhën në ambientet e Qendrës Sociale Don Bosko në Tiranë.
       

                 Tashmë është bërë traditë për qendrat salziane organizimi i një lëvizjeje të tillë ku një herë në dy vjet të rinjtë nga qendra të ndryshme mblidhen së bashku për të festuar, për të bashkëndarë përvoja, për t’u njohur me gjëra të reja, për të marrë një mesazh të vlefshëm.
                 Pas një periudhe kohore kur kjo lëvizje nuk qe e mundur te realizohej u organizua sërish.
Dhe tradita vazhdoi!
Këtë vit të rinjtë nga qendrat saleziante të Kosovës dhe Shqipërisë, u mblodhën në ambientet e Qendrës Sociale Don Bosko në Tiranë.

                Në këtë evenimet morën pjesë shtatë qendra saleziane, nga Prishtina, Gjilani, Don Bosko dhe Bijat e Marisë Ndihmëtare Shkodër, qendra e Laura Vikunjës Tale, qendra Maria Mazzarello Tiranë dhe sigurisht të rinjtë e qendrës tonë ku dhe u zhvillua kjo lëvizje.
                Aktiviteti filloi rreth ores 10.00 ku të gjithë të rinjtë u mblodhem se bashku n nje moment lutjeje ku dhe morëm temën që do te trajtonim atë ditë dhe ishte mesazhi i rektorit madhor, pasardhësit të nëntë të Don Boskos, Don Paskual Chaves i cili na e drejtonte pikërsht ne: “Duam të shohim Jezusin”. Mbi këtë temë do të diskutonim, te ndanim mendimet tona duke perfshirë çdo fushë të jetës.
               Më pas u ndame në grupe ku fillimisht secili grup duhej të bënte nje udhetim imagjinar në kohë dhe te zbulonte vlerat nga të cilat karakterizohej çdo epoke. Këto vlera ishin te shkruara ne disa monedha të cilat fitoheshin në lojrat ku ne duhet te mernim pjesë dhe ishin pikerisht ato qe na tregonin se te cila epoke do te udhëtonim.
                  Pas një pushimi ku ne patëm mundësi, te kercenim, te luanim sporte të ndryshme dhe çështë më e bukura të takonim miq të rinj apo të rishihnim miqtë e vjetër u mblodhëm sërish së bashku ku secili grup duhet te diskutonte dhe te zbulonte vlerat e pranishme ne bote këto 20 vitet e fundit.

Pas kësaj arritëm në pjesen e fundit ku do te gjithe së bashku patëm mundësi të meditonim mbi ditën e kaluar me njeri tjetrin.

Kështu u mbyll edhe aktiviteti ynë, i cili nuk do ta nderpresi asnjehere traditen e tij.

Mirupafshim se shpejti!

Laureta Bunaj

Viti i III Shoqeror

Kolegji "Don Bosko"

Azhornuar sė fundi ( Thursday, 06 May 2010 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Levizja Rinore Saleziane - 2010!

KURS BIZNES SOCIAL

Kurset e biznesit

ORA

PARTNERET

ANS

SDB

Bolletino  Salesiano

 

 

Who's Online

Momentalisht janė 4 vizitorė online