Newsflash

Kane Filluar Regjsitrimet
 

Kurset Profesionale

Kupa Dominik Savio - 2010

Kypa Dominik Savio

Olimpiada Speciale 2010!

Olimpiku Special - Programi i aktivitetit

Kalendari


Pak Histori! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Qendra Don Bosko   
Thursday, 19 August 2004
Indeksi i arikujve
Pak Histori!
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4

 PAK HISTORI 

Qendra Don Bosko është ndër subjektet e para private në Shqipëri që ka punuar në sektorin e edukimit dhe formimit profesional. Ka filluar aktivitetin e saj që në vitin 1993 me oratorin në të cilin organizoheshin aktivitete sportive, kulturore e edukuese. Më pas në bazë të marrëveshjes n. 2339 (aprovuar e nënshkruar më 16.12.1994) mes Ministrisë së Punës, Emigrimit dhe Asistencës Sociale, Qendrës Sociale “Don Bosko” – VIS dhe Qeverisë Italiane është bërë e mundur hapja e një Qendre Pilote për Formimin Profesional “Don Bosko” në Tiranë. Qendra Sociale Don Bosko drejton njëkohësisht një Qendër për Formimin Profesional, një Gjimnaz, një Shkollë të mesme profesionale, dy qendra ditore për fëmijë të rrugës, dy qendra rinore dhe dy kopshte për fëmijë.

 AKTIVITETET AKTUALE 

Qendra e Formimit Profesional “Don Bosko” – Tiranë 

Kongregata saleziane me ftesën e komunitetit civil dhe të Kishës Katolike shqiptare, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare italiane VIS, që nga viti 1995 janë duke drejtuar Qendrën e Formimit Profesional të Tiranës të njohur me Protokoll marrëveshje n. 2339 ( aprovuar e nënshkruar më 16.12.1994) mes Ministrisë së Punës, Emigrimit dhe Asistencës Sociale, Qendrës Sociale “Don Bosko” – VIS dhe Qeverisë Italiane.Qendra e Formimit Profesional “Don Bosko” nëpërmjet kurseve të ofruara synon të jetë një burim për të rinjtë dhe një përgjigje ndaj problemeve të momentit historik që Shqipëria është duke përjetuar. Qendra e Formimit Profesional Don Bosko është i pajisur me laboratorë të përshtatshëm dhe kujdeset për zgjerimin dhe modernizimin lidhur me zhvillimin teknologjik të sektorëve të ndryshëm në të cilët është drejtuar veprimi formues dhe i kushton një vëmendje të veçantë vlerësimit të personelit mësimdhënës duke ndërmarrë nisma formimi në vend dhe/ose jashtë shtetit për të garantuar një profesionalizëm gjithnjë e më të madh të të rinjve. Aktivitetet e Qendrës së Formimit Profesional “Don Bosko” u drejtohen të gjithë të rinjve shqiptarë duke synuar favorizimin e zhvillimit integral të përsonit në një ambient besimi dhe respekti reciprok mes komunitetit edukues dhe nxënësve. 


Azhornuar sė fundi ( Thursday, 16 October 2008 )
 

Levizja Rinore Saleziane - 2010!

KURS BIZNES SOCIAL

Kurset e biznesit

ORA

PARTNERET

ANS

SDB

Bolletino  Salesiano