Newsflash

Kane Filluar Regjsitrimet
 

Kurset Profesionale

Kupa Dominik Savio - 2010

Kypa Dominik Savio

Olimpiada Speciale 2010!

Olimpiku Special - Programi i aktivitetit

Kalendari


Faqja Kryesore
Festa e Zojes Ndihmetare! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Qendra Don Bosko   
Wednesday, 26 May 2010
Truporja e Zojes! Ky muaj eshte muaji i kushtuar Nenes Qiellore dhe kjo i shton pjeses se bukur natyrore qetesimin e shpirtit, qe secili kerkon ta gjeje. Nje lutje, nje sacrifice, nje buzeqeshje me shume per hir te “mbretereshes sone”  dhe  kjo na e ben jeten me te bukur.

           Ne kete muaj pranvera shperndan aromen e saj te nderthurur me gezimin qe ajo sjell te te krishteret, qe  e shijojne ne nje menyre akoma me te veçante.
           Ky muaj eshte muaji i kushtuar Nenes Qiellore dhe kjo i shton pjeses se bukur natyrore qetesimin e shpirtit, qe secili kerkon ta gjeje. Nje lutje, nje sacrifice, nje buzeqeshje me shume per hir te “mbretereshes sone”  dhe  kjo na e ben jeten me te bukur.
           Shpirti qe leshon klithme ne zhurmen e botes kerkon ndihme nga ndermjetesja e bekuar dhe  ajo nuk ngurron ta jape duke u bere keshtu ndihma e njerezimit.
           24 Maj festa e “Zojes Ndihmetare”. Shume njerez u mblodhen per te nderuar Zojen Ndihmetare, duke kenduar kenge te ndryshme ne nderim te asaj.
           Çdokush perjetonte emocione te shumta, teper te bukura. Madje edhe te huajt nga ambasada te ndryshme kishin ardhur per te ndjekur kete feste. Ne te vertete mesha zgjati, port e gjithe ndiqnin me vemendje.
           Ne fillim te meshes u kenduan disa kenge, me pas Monsinjor Rrok Mirdita na tregoi historine e kesaj dite te shenuar per besimtaret e krishterë.
           Momenti me kulminat ishte kur peruruam statujen e Zojes Ndihmetare!
Te gjithe mezi e prisnim kete moment , sepse e donim medoemos qe ta kishim aty jashte kishes .
          Mund te themi se ishte nje kryeveper shume e bukur qe na la pa mend, kryeveper e asaj Zoje, qe Don Bosko iu perkushtu shume, emrin e se ciles  mban edhe sot famullia jone.
          Mesha u kremtua ne oren 18 nga Monsinjor Rrok Mirdita. “Truporja e Zojes” qendronte mbi kryet tone si nje nene e kujdesur per femijet e saj, qe vazhdonte te ishte akoma me e bukur se çdo trendafil qe e rrethonte.
Pas meshes u be procesioni per vendosjen e Trupores se Zojes ne oborrin e kishes ku tashme, secili  mund ta nderonte nenen e bekuar.
          Ne fund ishte hedhja e shorteut ku pati edhe nje shperblim material per ata qe kishin bileten e fitores ne dore. Shume dhurata te kendeshme per kedo ishin te pranishme ne kete dite te shenuar. Por, me e bukura ishte biçikleta. dhurate te cilen femijet e prisnin  me padurim.
          Por asnje prej femijeve nuk pati fatin, sepse fati ishte i dikujt tjeter, i nje nene. Por, prape te gjithe dolen te fituar nga kjo dite e shenuar, saqe humbja nuk perbente ndonje problem per askend. Gjithcka u be e mundur me ane te organizimit te famulltarit te Don Arben Gilaj dhe me ndihmen e thjeshte te besimtareve.

Mbas rreth tre oreve te gjithe u larguan nga kjo feste teper te gezuar, te lumtur dhe kjo do te jete nje nga ditet qe do te qendroje ne mendjen  e çdokujt.
      Zeri i tyre vazhdonte te therriste: “Nena jone, ndihme dhe ndermjetesja jone, lutu per ne!”

Laureta Bunaj
Viti i III Gjimnaz
Kevi Mici
Klasa e 10 Gjimnaz
Azhornuar sė fundi ( Wednesday, 26 May 2010 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Levizja Rinore Saleziane - 2010!

KURS BIZNES SOCIAL

Kurset e biznesit

ORA

PARTNERET

ANS

SDB

Bolletino  Salesiano

 

 

Who's Online

Momentalisht janė 2 vizitorė online