Hyrje e drejtorit Don Matteo Di Fiore, 27.6.2017

 

= Objektivi i këtyre tre ditëve të azhurnimit është: “Është e nevojshme të arsyetojmë mbi ecjen e bërë, mbi temat e trajtuara, mbi problematikat, për të kërkuar propozime të reja me qëllim që të nxisim interes gjithnjë e më të madh. Çfarë të ndryshojmë që mënyrën e mësimdhënies, programin dhe propozimin tonë edukativ ta bëjmë sa më cilësor?”

Në këtë hyrjen time, dua të jap dy linja mbi të cilat, sipas mendimit tim, duhet të bëjmë një hap më përpara për të qenë mësues të mirë në shkollën e Don Boskos.

Këto linja duhet të jenë korniza mbi të cilat të lëvizim në këto ditë për t’iu përgjigjur objektivit të këtyre tre ditëve:

 

  • Linja e parë: Përvoja e bashkimit në Valbonë dhe misioni ynë:

 

Shëtitja në Valbonë na ka bërë të eksperimentojmë se jemi mirë së bashku, që, mes nesh, ka respekt por edhe shumë bashkim, familjaritet dhe miqësi.

Por a mjafton kjo për të qenë një mësues i mirë i shkollës Don Bosko? Mësuesit a mund të mendojnë të kenë si objektiv vetëm të qëndruarit mirë së bashku? Jo, nuk mjafton!

Ne duam të jemi një staf i mirë mësuesish, të bashkuar, po, por me qëllimin që ta kryejmë mirë misionin tonë e të qenurit edukatorë të fëmijëve dhe të adoleshentëve, nëpërmjet një shkolle cilësore. Duam të jemi të aftë sepse e dimë se kemi misionin në qendër të projektit tonë edukativ: misioni është ai i të edukuarit, të ndihmuarit, të shoqëruarit të nxënësve dhe, mes këtyre, mbi të gjitha, nxënësin që ka më shumë vështirësi, që është i fundit, që është i varfër 360 gradë.

Ne nuk duam të jemi një staf i bashkuar që mendon vetëm për vete: kjo do të ishte vdekja e shkollës don Bosko. Ne jemi stafi që qëndron mirë së bashku me qëllim që ta përmbushë mirë misionin e tij e të edukuarit të të rinjve. Është misioni që i jep arsye të qenurit tonë një staf i bashkuar dhe cilësor.

Nëse nuk jemi misionarë të të rinjëve, nëse nuk e kemi për zemër rritjen e tërësishme të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve, nuk mund të shprehim mirë shkollën Don Bosko dhe Projektin e tij Edukativ.

Nëse ndonjë mësues arsyeton ashtu siç arsyetohet në shkollën shtetërore, gabon. Domethënë: nuk është një mësues i mirë ai që mëson vetëm me mendje dhe jo me zemër, nëse mendon të dijë tashmë gjithçka, nëse mendon se duhet të derdhë në veshët e nxënësit të gjithë dijen e tij, nëse nuk vë vullnetin dhe kompetencën për të ndihmuar nxënësin që është i vështirë, që has vështirësi të hyjë në kriteret dhe në rregulloren e shkollës don Bosko, që vjen nga një shkollë 9 vjeçare që nuk i ka dhënë bazat, që vjen nga familje të përçara dhe jo shembullore, etj.

Ja përse, për vlerësimin vjetor të nxënësit të shkollës së mesme, profesorëve u kam dhënë 6 kritere që të mbajnë parasysh; janë kritere që, megjithatë, nganjëherë bëhen të vështirë të kuptohen nëse i kemi aktualizuar apo jo.

 

  • Linja e dytë: 6 kriteret që duhet të merren parasysh për vlerësimin:

 

  1. Realizimi i një procesi, mësimor dhe edukativ. E marrim nxënësin dhe nxënësen në pikën që ndodhet në fillim dhe e shoqërojmë atë në rritjen integrale.
  2. Rishikimi i vlerësimeve të bëra gjatë vitit.
  3. Vlerësimi i dëshmive të dhëna nga maturantët të premten e kaluar më 2/6; përfundimi i dy klasava na tregon rezultatin e punës së lodhshme të bërë.
  4. Ngelja dhe largimi nga shkolla duhet të bazohet në arsyet e mëposhtme: Ka qenë një shembull i keq për shokët e tij? Sjellja e tij ka qenë e dëmshme për mësuesit dhe nxënësit e nxënëset? Ka refuzuar rregulloren dhe projektin edukativ të Don Boskos? Prindërit nuk janë interesuar për fëmijët e tyre?
  5. Largimi nga shkolla duhet t’i përgjigjet objektivit të së mirës për nxënësin; dmth: është e favorshme që të bëjë eksperiencë në një shkollë tjetër, kështu, nga krahasimi, do të mund të kuptojë përgjegjësitë e tij?
  6. Mënyra ime e mësimdhënjes dhe e transmetimit tek nxënësit ka qenë dhe është ajo më efikase dhe efektive?

 

  • Linja e tretë: Të promovojmë vetërealizimin dhe vetë-identitetin e të qenit mësues, duke bashkuar menjen, zemrën dhe vullnetin.

 

Vetërealizimi, si mësues, është i lidhur ngushtë me vetë-identitetin. Domethënë: realizimi i vërtetë nuk do të thotë një aktualizim i dhuratave dhe i kompetencave personale, por është fitim i një mënyre të qenurit mësues më i vërtetë dhe më i plotë, një mësues siç e kërkon Projekti shkollor i shkollës Don Bosko. Pra, një mësues i shkollës don Bosko është i aftë dhe e bën mirë punën e vet nëse aktualizon gjithnjë e më mirë karakteristikat e mësuesit siç e kërkon Projekti edukativ i shkollës Don Bosko.

Ta pyesim veten: kush është mësuesi i aftë në shkollën Don Bosko?

Përgjigjja: është ai që, në mësimdhënien dhe në mënyrën e të krijuarit të marrëdhënieve me nxënësit, bashkon në vete mendjen, zemrën dhe vullnetin e mirë.

 

E shpjegoj:

Një mësues nuk është i aftë nëse është vetëm intelekt, nëse njeh vetëm të gjitha nocionet e lëndës së vet, nëse është e aftë të bëjë mësim për gjashtë orë rresht, nëse e vlerëson nxënësin vetëm për nocionet që ka mësuar; jo, kjo nuk mjafton për të qenë një mësues i mirë edukator. Ky mësues, në punën e tij shkollore, duhet të bashkojë edhe zemrën dhe vullnetin dhe duhet të dijë të ofrojë atë çka di dhe atë çka nxënësi duhet të dijë.

Përveç kësaj: një mësues nuk është i aftë vetëm nëse është vetëm zemër, gjithçka zemër, gjithçka ndjenja, nëse kërkon vetëm pranimin dhe pëlqimin e nxënësit dhe të nxënëses, nëse kërkon vetëm vlerësime dhe ndjenja pozitive për vetveten: jo, jo! Kjo mënyrë e mësimdhënies do të jetë një përvojë iluzioni dhe nuk është efikase në nivelin e edukimit të nxënësit. Në fakt, vullneti dhe inteligjenca (= mendja, dija) praktikisht qëndrojnë jashtë. Në qendër të mësimdhënies duhet të jetë nxënësi dhe e mira e tij. Mësuesi e di që të japësh mësim është mundim ashtu siç është mundim të jesh prind. Por është një mundim i gëzueshëm dhe plot merita përballë Zotit dhe shoqërisë.

Në fund, një mësues i aftë nuk mund të mendojë se mjafton vetëm vullneti i mirë për të dhënë mësim;nuk mund të japë mësim duke iu referuar vetëm rregullave, një disipline shkollore, rregullores në vetvete; nuk mund të japë mësim sikur të ishte në kazermë: me fytyrën serioze, i rreptë, i gatshëm që ta zërë nxënësin në gabim. Jo. Mësuesi duhet të tregojë pasion, gëzim, mirënjohje; duhet të dijë të vlerësojë procesin shkollor dhe përmirësimin e nxënësit. Mësuesi i mirë nuk e shuan flakën që mezi qëndron e ndezur, por vendos vaj, domethënë, inkurajon, vlerëson hapat e vegjël, vullnetin e mirë të nxënësit, premtimet e shumta të bëra për t’u përmirësuar dhe që i përsërit shumë herë…

Përfundoj. Sipas meje, për vitin e ardhshëm, duhet të vazhdojmë punën e bukur të programimeve të bëra në shtatorin e kaluar dhe të verifikuar me inspektorin. Përmirësimi ynë më i mirë dhe i secilit prej nesh, duhet të jetë mbi bazën e motivimeve që qëndrojnë në bazë të mësimdhënies dhe të shpirtit tonë, që duhet të karakterizojë identitetin e mësuesit të Don Boskos. Kjo ecje e vetë-identivikimit të mësuesit të Don Boskos do të na bëjë të ndihemi të gjithë më të kënaqur dhe krenarë që të japim mësim dhe të bëjmë të mirën e nxënësit.

 

Introduzione di Don Matteo, 27.6.2017

 

= L’obiettivo di questa tre giorno di aggiornamento e’: “ E’ necessario ragionare sul percorso fatto, sui temi trattati, sulle criticita’, per ricercare nuove proposte al fine di suscitare sempre maggiore interesse. Cosa cambiare per rendere di alta qualita’ il nostro modo di insegnare,  il programma e la nostra proposta educativa?”

In questa mia introduzione, voglio dare le linee su cui, a mio parere, dobbiamo fare un passo avanti per essere buoni insegnanti nella scuola Don Bosco.

Queste linee vogliono essere la cornice dentro cui muoverci in questi giorni per rispondere all’obiettivo di questa tre giorni:

 

 

  • Prima linea: L’esperienza di comunione a Valbona e la nostra missione:

 

La gita a Valbona ci ha fatto sperimentare che stiamo bene insieme, che, tra di noi, c’e’ rispetto ma anche tanta unione, familiarita’ e amicizia.

Ma basta questo per essere un buon insegnante della scuola Don Bosco? Gli insegnanti possono pensare di avere come obiettivo solo lo stare bene insieme? No, non basta!

Noi vogliamo essere un buono staf di insegnanti, unito, si’, ma col fine di compiere bene la nostra missione di essere educatori dei fanciulli, ragazzi e adolescenti, per mezzo di una scuola di qualita’. Vogliamo essere bravi perche’ sappiamo di avere la missione al centro del nostro progetto educativo: la missione e’ quella di educare, di aiutare, accompagnare gli alunni e, fra questi, soprattutto, l’alnno che fa fatica, che e’ ultimo, che e’ povero a 360 gradi.

Noi non vogliamo essere uno staf unito e riversato su se stesso: questo sarebbe la morte della scuola don Bosco. Noi siamo staf che sta bene insieme al fine di compiere bene la sua missione di educatori dei giovani. E’ la missione che da’ ragione del nostro essre uno staf unito e di qualita’.

Se non siamo missionari dei giovani, se non abbiamo a cuore la crescita integrale dei fanciulli, ragazzi e giovani, non possiamo esprimere bene la scuola Don Bosco e il suo Progetto Educativo.

Se qualche insegnante di noi ragiona come si ragiona nella scuola statale, sbaglia. Cioe’: non e’ un buon insegnante colui che insegna solo con la mente e non col cuore, se pensa di sapere gia’ tutto,  se pensa di dover riversare nelle orecchie dell’alunno tutto il suo sapere, se non mette la buona volonta’ e la competenza per aiutare l’alunno che e’ difficile, che fa fatica a entrare nei criteri e nel regolamento della scuola don Bosco, che viene da una scuola 9 vjeçare che non gli ha dato le basi, che viene da famiglia divise e non esemplari, ecc.

Ecco perche’, per la valutazione annuale degli alunni della scuola superiore, ai professori ho dato 6 criteri da tener presenti; sono criteri che, comunque, a volte diventano difficili a capire se li abbiamo attuati oppure no.

 

 

  • Seconda linea: Promuovere l’autorealizzazione e l’autoidentita’ di insegnante, unendo insieme mente, cuore e volonta’.

 

. L’autorealizzazione, come insegnante, e’ strettamente legata con l’autoidentita’. Cioe’: la vera realizzazione non significa una semplice attuazione delle proprie doti e competenze, ma e’ conquista d’un modo di essere insegnante piu’ vero e piu’ pieno, quello  che fa riferimento al tipo di insegnante che chiede il Progetto scolastico della scuola Don Bosco. Quindi, un insegnante della scuola don Bosco e’ bravo e compie bene il suo lavoro se attua sempre meglio le caratteristiche che dell’insegnante dice il Progetto educativo della scuola Don Bosco.

 

Ci domandiamo: chi e’ l’insegnante bravo nella scuola Don Bosco?

 

Risposta: e’ colui che, nell’insegnamento e nel modo di rapportarsi con gli alunni, unisce in se’ la mente, il cuore e la buona volonta’.

 

Mi spiego:

 

Un insegnante non e’ bravo se e’ solo intellettto, se solo conosce tutte le nozioni della sua materia,  se e’ capace di fare le lezioni per sei ore di seguito,  se valuta l’alunno solo per le nozioni che ha imparato; no, questo non basta per essere un buon insegnante educatore. Questo insegnante, nel suo lavoro scolastico, deve unire anche il cuore e la volonta’ e deve saper offrire quanto sa e quanto l’alunno deve sapere..

Inoltre: un insegnante non e’ bravo se e’ solo cuore, tutto cuore, tutto sentimento, se cerca solo il consenso e il compiacimento dell’alunno e alunna, se cerca solo le gratificazioni e le sensazioni positive per se’ stesso; no, no! Questo modo di insegnare sara’ un’esperienza illusoria e non e’ efficace a livello di educazione dell’alunno. Infatti, volonta’ e intelligenza ( = la mente, il sapere) restano praticamnete fuori. Al centro dell’insegnamento deve esserci l’alunno e il suo bene. L’insegnante sa che insegnare e’ fatica come  e’ fatica fare il genitore. Ma e’ una fatica gioiosa e piena di meriti di fronte a Dio e alla societa’.

. Infine, un bravo insegnante non puo’ pensare che basti solo la buona volonta’ per insegnare;

non puo’ insegnare solo facendo riferimento alle regole, a una disciplina scolastica, al regolamento per il regolamento; non puo’ insegnare come si fa nella caserma: con volto serio, severo, pronto a prendere in fallo l’alunno. No. L’insegnate deve dimostrare passione, gioia, gratitudine; deve saper valorizzare il processo scolastico e il miglioramento dell’alunno. Il buon insegnante non spegne la fiammella che stenta a rimanere accesa, ma mette olio, cioe, incoraggia, valorizza i picocli passi, la buona volonta’ dell’alunno, le tante promese fatte di migliorare e ripetute tante volte….

 

Concludo. Secondo me, per l’anno prossimo, dobbiamo continuare il bel lavoro delle programmazioni fatto a settembre scorso e verificato con l’ispettore. Il nostro miglioramento e quello di ognuno di noi, deve essere sulla base delle motivazioni che stanno alla base del nostro insegnamento e dello spirito che deve caratterizzare l’identita’ dell’insegnante del Don Bosco. Questa cammino di autoidentificazione di insegnante del Don Bosco ci fara’ sentire tutti piu’ contenti e fieri di insegnare e di fare il bene dell’alunno.