Ministria e Arsimit shpall datat e provimeve
Ministria e Arsimit shpalli datat e provimeve, duke shmangur ditën e votimeve që do të zhvillohen në ambiente e shkollave. Zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj ka deklaruar se: “Zgjedhjet nuk do të cenojnë standardet e provimeve të maturës”.
Datat e provimeve jane:
- 5 Qershor Gjuhën e Huaj
- 10 Qershor Gjuha Shqipe
- 15 Qershor Matematikë
- 25 Qershor provimet me zgjedhje
Gjithashtu bëhet e ditur se brenda muajit mars maturantët do të plotësojnë formularin e lëndëve me zgjedhje, të cilat i profilizojnë për Universitetet që do të ndjekin.
Ministria e Arsimit dhe shkollat e larta po bëjnë unifikimin e lëndëve, për të mos u përsëritur problemet me emërtimet dhe përllogaritjen e koeficienteve gjatë fazës së pranimeve në Universitete.