Oratori 2017-06-13T10:28:47+00:00

Te dhena e Projektit

Shkolla e Mesme e Përgjithshme

Gjatë viteve të fundit, duke u nisur nga kërkesat e shumta të të rinjve të qytetit të Tiranës dhe atyre të zonave rurale, është vendosur hapja e një Shkolle të Mesme të përgjithshme (Gjimnazi). Shkolla e Mesme e Pergjithshme funksionon qe prej vitit 2003 dhe aktualisht frekuentohet nga tri klasa nga një paralele secila.

  • Programi i mësimdhënies është i njëjti i vendosur nga Ministria e Arsimit.
  • Një avantazh i të rinjve që frekuentojnë këtë shkollë është se mund të praktikojnë njohuritë të ndryshme personale dhe si grup.  

Shkolla e Mesme Profesionale

Poashtu edhe Shkolla e Mesme Profesionale, që prej 2007 për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje të të rinjve të interesuar për të marrë një formim që më pas t’u lejojë atyre që të thellojnë më tej njohuritë e tyre, është bërë e mundur edhe hapja e një shkolle të re, të mesme profesionale në degët Elektroteknikë, ne sistemin  (2+1+1) vjeçar dhe Instalues i Pajisjeve Hidrosanitare, ne sistemin (2+1+1) vjeçar duke përdorur programet e miratura nga MASH.

Aktualisht kjo shkollë frekuentohet nga rreth  160 nxënës. Një avantazh i nxënësve që frekuentojnë këtë shkollë është se kanë në dispozicion laboratorët e pajisur në mënyrë të përshtatshme dhe bashkëkohore për t’iu përgjigjur nevojave formuese.

Stafi edukativ

Që prej hapjes së shkollës së mesme gjimnaz dhe teknike, shkolla funksionon në sajë të një pune të palodhur nga stafi pedagogjik. Aktualisht janë të punësuar rreth 25 mësues. Me punën e tyre të pakursyer bëhet e mundur që shkolla jonë të këtë një cilësi shumë të mirë mësimore dhe displinore. Të gjithë mësuesit kanë arsimin përkatës, brenda profilit, për të ushturar profesionin e tyre. Mësuesit në vazhdimësi kryejnë trajnime të ndryshme, për të qenë sa më të azhornuar me metodat e reja të mësimdhënies. Kanë një eksperiencë më shumë se 10 vjeçare në profesionin që ata kryejnë.