Qendra Sociale Don Bosko ne Tiranë

Qendra Sociale Don Bosko drejtohet nga Salezianët (anëtarët e shoqërisë së “Shën Françesku i Sales” që u themelua nga Don Bosko në 1859, prezente sot në më shumë se 131 shtete). Ajo është prezente në Shqipëri që prej vitit 1992.

Terreni mbi të cilin u ndërtua Qendra Sociale Don Bosko në Tiranë, ishte një terren i mbushur me bunkerë, ku fillimisht u ndërtuan disa baraka të vogla që shërbyen si banesa për salezianët e parë, të cilët filluan menjëherë punën edukative me aktivitetet e oratorit.

Aktivitetet e Qendrës u zgjeruan dhe u shtuan vit pas viti, me të njëjtin qëllim, që të formojnë dhe të edukojnë të rinjtë, fëmijët dhe adoleshentët, mbi të gjithë grupet në nevojë, në mënyrë integrale, duke i dhënë atyre instrumentet etike dhe kulturorë që ata të bëhen qytetarë të ndershëm dhe besimtarë të mirë.

Sot Qendra Sociale Don Bosko drejton këto aktivitete:

2017-06-06T22:08:21+00:00