Vizita e Rektorit Madhor Don Angel Fernandez Artime në Tiranë

Festimi i  Festës së Don Boskon, në Tiranë

200 vjetori i Lindjes së Don Boskos, në Tiranë si në mbarë botën.

Janë të shumta takimet e festimeve në mbarë botën, të cilat janë duke karakterizuar këtë vit, kaq të veçantë mbi trashëgiminë edukative të Don Boskos.

Këtu në Tiranë jemi në proçes të vazhdueshëm të takimeve festive dhe formuese mbi këtë eveniment kaq madhështor, në krye me drejtorin tonë don Matteo Di Fiore dhe me mbarë bashkësinë tonë SDB, si thelb edukativ dhe animues i mbarë Bashkësisë Edukative Baritore të Don Boskos.

Takimet mbi të gjitha i kemi filluar që nga vizita e Rektorit Madhor don Angel Fernandez Artime, me datën, 01 tetor 2014, ku përgatitja, pritja dhe festimi ka qenë plot madhështi dhe plot me lumturi, nga ana e të gjithëve.

Vazhdimi i këtyre festimeve që nga java e parë e janarit, me prova dhe me përgatitje të Festës së Don Boskos.

Takimet kanë filluar më saktësisht të hënën, më 24 janar, dhe gjithë javën në vijim me Konkurse Kuiz për të gjithë nxënësit e shkollës së mesme, Kampionate Futbolli dhe Volejbolli. Njohuritë më të thella mbi jetën e Don Boskos, na kanë bërë të gjithëve më të njohur dhe më të lumtur, me vetë Don Boskon.

Pastaj, edhe me datën 29 janar e tërë veprimtaria jonë këtu në Tiranë kemi festuar, pra shkolla 9 vjeçare, shkolla e mesme, Qendra Ditore, Oratori dhe Qendra Rinore, nga ora 11.30 – 13.00, me program të dendur dhe plot momente argëtuese dhe artistike për të gjithë të ftuarit, prindër dhe autoritete të qytetit tonë.

Nuk kanë munguar në këtë takim edhe dëshmitë e mëdha të mirësjelljës dhe të Stilit të Don Boskos në harmonë festive.

Po ashtu me datën 29 janar në ora 19.00 e tërë Bashkësia Edukative e Qendrës sonë ka pasur mundësi të festojë, duke u udhëhequr nga Strena Porosia e Rektorit Madhorë për vitin në vijim, dhe bashkëndarja e të gjithëve ishte që ne Veprimtaria Saleziane e Tiranës, jemi në përputhje të saktë me fjalët e Rektorit Madhorë don Angel Fernandez Artime. Na nxit të jemi më të sukseshëm në punën tonë për të rinjtë më të varfër dhe ata që kanë nevojë më shumë për ndihmën tonë dhe kjo, edhe ne na shenjtëron më shumë.

Me datën 30 janar nga ora 12.00, edhe pse ditë me shi dhe shumë e ftohtë, në Tendën tonë janë mbledhur rreth 700 persona edhe nga shkollat e tjera për ta shijuar dhe për ta jetuar Festivalin e Këngës “Zëri i Don Boskos”. Juria profesionale ka vendosur që nga 16 konkurretët pjesëmarrës, kanë fituar tre vendet e para ata që kanë merituar me mirënjohje dhe me merita të duhura.

Dhe kështu kemi arritur në ditën e 31 janar 2015, ku në orën 11.30 kemi ftuar ish-nxënësit e Don Boskos këtu në Tiranë, dhe me ta kemi festuar dhe kujtuar ditët e kaluara si dëshmi e tyre shumë e dobishme për jetë Ato  mësime që këtu i kanë mësuar dikur, dhe nostalgjia e atyre kohërave, do të ripërsëritet disa herë gjatë vitit.

Në orët e pasditës Oratori ka vazhduar me festimet e fëmijëve dhe të rinjve deri në orën e Celebrimit të Meshës së Shenjtë, në orën 18.00, ku ky moment ka qenë momenti kulminat i Festimeve tona, pra, Celebrimi i Meshës së Shenjtë i udhëhequr nga Nunci Apostolik i Shqipërisë, Mons. Ramiro Moliner Ingles.

Po ashtu angazhimet e festimeve në filialin tonë që i është dedikuar Don Boskos në Breglumas, kanë vijuar për ditë me rradhë, më datën 28, 29 dhe 30 janar 2015 dhe po ashtu me datën 01 shkurt (e diele) në orë 10.00 është kremtuar Mesha Solemne e udhëhequr nga Ipeshkëvi ndihmës Mons. Gjergj Frendo.

Pjesëmarrja dhe atmosfera ka qenë në nivel shumë të lartë si ajo shpirtërore ashtu edhe ajo fizike, kulturore e aktiviteteve të ndryshme.

Momentet e takimeve të Bashkësisë Edukative Baritore dhe Familjës Salziane të mbarë veprimtarisë sonë, kanë qenë të karakterizuara nga harmonia dhe nga vet frymëzimi i përshpirtërisë së Don Boskos.

Duke e falenderuar Rektorin Madhor don Angel Fernandez Artime me ardhjen e tij dhe me delegacionin e tij, më datën 01 tetor 2014, na ka dhënë mundësinë për hapjen e Festimeve për këtë 200-vjetorë ta jetojmë në mënyrë shumë të thellë. Programi shumë i dendur i Festimeve të muajit janar, na bënë që kulminacioni i festimeve të jetë në muajin maj 2015, ku ardhja e Relikes të Don Boskon në trojet shqipëtare edhe në Tiranë, do ta jetojmë më një intensitet të madh dhe plot përshpirtëri.

Nuk mund të mos e përmendim edhe vizitën e Papës Françesku në Tiranë më 21 shtator 2014, ku hiri i veçantë i kësaj vizite ishte se ky përjetim na ka bërë të gjithëve të jemi sa më të përshpirtshëm dhe më të shenjtë.

Në bashkangjitje të këtyre festimeve, ne mund të themi që kemi qenë shumë fatlumë, sepse e kemi pas edhe vizitën e jashtëzakonshme të Delegatit të Rektorit Madhorë don Stefano Martoglios, i cili në takimet e tija na ka inkurajuar që të jemi dhe të vazhdojmë Projektin Edukative Baritorë të Tiranës, me vlerësime shumë pozitive dhe të shohim të ardhmen me plot hire të Zotit.

Si përfundim i festimeve të 200-vjetorit të lindjes së Don Boskos ne do të kemi edhe momentin kulminal që do të jetë edhe si përmbyllje te këtyre festimeve në mes të muajit gusht, ku festojmë lindjën e Don Boskos, me datën 16 gusht 2015.

Të gjitha takimet formuese, forumet e ndryshme, momentet artistike, sportive dhe rekreative, koncertet dhe festivalet e këngëve dhe paraqitjet teatrale, iniciativat ne masmedia dhe ëebsite i ri, momentet e lutjeve dhe celebrimet e ndryshme, të brendshme dhe të jashtme, të tëra janë për Lavdinë më të madhe të Zotit dhe Falenderojmë Don Boskon, që vazhdon të na bekojë nga Qielli për punën tonë, shpesh jo të lehtë, ku ne e bëjmë dhe e jetojmë jetën më plor vullnet për të mirë të të rinjve, sidomos të atyre që kanë më shumë nevojë.

Duke iu uruar gjëra dhe dëshirat më të dashura për këtë 200-vjetorë të lindjes së Don Boskos, ju urojmë që Shenjtëria e Don Boskos le të bëhet dhe le të jetë, Shenjtëria e secilit prej nesh, pikërisht që bota përreth nesh, të gëzohet, sepse edhe sot është e mundur që të jemi të gjithë të Shenjtë, në të mirë të të rinjve tanë.

 

2017-06-16T09:17:49+00:00